Meçi Krasniqi – Mohammedi në “Fadil Vokrri”, komuna njofton se dy rrugë do të mbyllen

Boksi

Meçi Krasniqi – Mohammedi në “Fadil Vokrri”, komuna njofton se dy rrugë do të mbyllen

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 17:10
Pamje e stadiumit "Fadil Vokrri"

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e shtunë) do të mbyllen përkohësisht dy rrugë të kryeqytetit.

Rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të jenë të mbyllura nesër nga ora 07:00 deri në orën e njëjtë të së dielës.

Rrugët e përmendura do të mbyllen për shkak se nesër do të ketë spektakël boksi në stadiumin “Fadil Vokrri”, me duelin kryesor mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

"Dueli i madh në mes të Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër.

Me këtë rast ju njoftojmë se rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit “Fadil Vokrri””, njofton komuna e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat