Sfida Joshua - Whyte anullohet një javë para organizimit

Boksi

Sfida Joshua - Whyte anullohet një javë para organizimit

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:35
Joshua - Whyte

Sfida e peshës së rëndë në boks mes boksierëve britanikë Dillian Whyte dhe Anthony Joshua është anulluar. Shkak është bërë një test i rastësishëm antidoping mbi Whyte, i cili doli pozitiv, pasi iu gjetën substanca të ndaluara.

Ky duel duhej të zhvillohej pas një jave (12 gusht) në “O2 Arena” të Londrës.

Antidopingu britanik, që kishte kryer testin, informoi se një test i rastësishëm antidopingu kishte rezultuar fatal për Whyte, që doli pozitiv.

Pas këtij lajmi, “Matchroom”, kompania e Eddie Hearn që organizon këtë sfidë, lëshoi një deklaratë: “Në bazë të fakteve të reja, sfida është anuluar dhe do të kryhet një hetim i plotë për sa ka ndodhur”.

Dy boksierët janë përballur edhe një herë më parë, në vitin 2015, sfidë të cilin Joshua e fitoi me KO teknik në raundin e shtatë. Whyte nuk ka dhënë asnjë koment për këtë ngjarje, ndërsa Joshua u shpreh: “Ky do të ishte skenari i ëndrrave, tri sfida të mëdha me Whyte,

Wilder dhe më pas Fury. Por ëndrrat janë të rreme. Ky është realiteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat