Rama sheh nga afër vendin ku ndeshen Krasniqi e Mohammedi

Boksi

Rama sheh nga afër vendin ku ndeshen Krasniqi e Mohammedi

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:56
Rama sheh nga afër vendin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar stadiumin "Fadil Vokrri", ku sonte do të organizohet meçi i boksierëve Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi.

"Gjithçka gati për supermeçin e boksit mes boksierit tonë të madh Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi", ka shkruar Rama në Facebook. 

Për Krasniqin ky do të jetë meçi i gjashtëdhjetë, ku ka pesëdhjetë e dy fitore, njëzet prej tyre me nokaut, si dhe shtatë humbje. Ndërsa Mohammedi ka dyzet e pesë meçe të fituara dhe nëntë humbje.

Pjesë e organizimit të sontëm janë edhe shtatë meçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat