Haxhi Krasniqi fiton, Nadjib Mohammedi diskualifikohet për këtë arsye

Boksi

Haxhi Krasniqi fiton, Nadjib Mohammedi diskualifikohet për këtë arsye

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 gusht 2023 Në ora: 22:13
Pamje nga meçi

(E plotësuar) - Boksieri Haxhi Krasniqi ka fituar me ndërprerje meçin nga gjyqtari Ajet Rreci.

Meçi u ndërpre në rundin e nëntë, për shkak të thyerjes së rregullave dhe e diskualifikon francezin Nadjib Mohammedin.

Me meçin Krasniqi – Mohammedi përfundon mbrëmja e boksit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjyqtari diskualifikon Muhammedin që ishte në epërsi, fiton Haxhi Krasniqi!

Krasniqi në boksin profesionist ka 53 fitore, 20 me nokaut dhe 7 humbje. Francezi Mohammedi, nga 54 meçe, 45 fitore e 10 humbje.

Rundi i nëntë, gjithçka e paqartë, ndërpritet meçi.

Rundi i tetë, Haxhi Krasniqi nuk është ai i dikurshmit, duket se nuk po i shkon ashtu sipas planit.

Rundi i shtatë, Nadjib Mohammedi po mbrohet me mençuri dhe në momente i rrezikshëm ndaj Haxhi Krasniqit.

Rundi i gjashtë në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, Haxhi Krasniqi të jetë i kujdesshëm.

Rundi i pestë, Haxhi Krasniqi po lufton dhe synon të kryejë meçin me nokaut 

Rundi i katërt, Nadjib Mohammedi nga Algjeria me nënshtetësi franceze po tregohet mjaft i rrezikshëm.

Tre runde, Haxhi Krasniqi po has në vështirësi.

Rundi i dytë mjaft intereant.

Rundi i parë me një rivalitet mes boksierëve.

Fillon meçi.

Boksieri Haxhi Krasniqi synon fitore në mbrëmjen e sotme ndaj Nadjib Mohammedit.

Meçi pritet pas pak kohe të fillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Meçi i kategorisë gjysmë të rëndë pritet me padurim nga dashamirët më të zjarrtë jo vetëm të boksit. 

Ky është meç për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rëndë

Krasniqi në boksin profesionist ka 52 fitore, 20 me nokaut dhe 7 humbje.

Francezi Mohammedi, nga 54 meçe, 45 fitore e 9 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat