Isuf Kelmendi i fortë për turkun, Unlukaya

Boksi

Isuf Kelmendi i fortë për turkun, Unlukaya

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Ka përfunduar edhe meçi i pestë i natës së madhe të boksit në stadiumin "Fadil Vokrri", ku boksierët shqiptarë nuk po ndalen së mposhturi ata turk.

Bëhet fjalë për Isuf Kelmendin, i cili mposhti boksierin turk, Dokugaan Unlukaya.

Me vendim unanim 40:36, 40:36 dhe 40:37, gjyqtarët vendosën për fitoren në favor të Kelmendit.

"Mbështetja juve osht motivi im për fitore, falënderoj familjen time që më përcollën në çdo hap. Prishtinë faleminderit edhe juve, ju dua shumë", tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat