Përparim Rama nuk e pret meçin e Krasniqit: Urime fitorja Robin

Boksi

Përparim Rama nuk e pret meçin e Krasniqit: Urime fitorja Robin

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 00:11
Pamje nga meçi

Natë elektrizuese po mbretëron në stadiumin "Fadil Vokrri", ku po zhvillohet nata e madhe e boksit, me meçin e fundit që zhvillohet mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

Deri tani janë zhvilluar gjashtë meçe, ndërsa pas këtij të fundit që u zhvillua kishim performim nga artisti i njohur kosovar, Gold Ag, si dhe disa fjalë nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama tha se kjo është një natë e mrekullueshme për Robinin, ku një djal i joni po e jetëson ëndrrën e tij në Prishtinë.

"Kjo është një natë me të vërtetë e mrekullueshme, kur një djal i joni, një djalë i Kosovës, një djalë i Shqiptarisë, Robin Krasniqi bokson, ku ëndrra e tij po bëhet realitet këtu në Prishtinë. Faleminderit që e ke zgjedh këtë vend, vendin ku ke lind për me zhvillu ket meç historik", tha Rama.

Më tej, Rama kishte një mesazh për tifozët, ndërsa ende pa u zhvilluar meçi, ai e uroi Robinin për fitoren ndaj Mohammedit.

"Të jemi të gjithë një, të jemi të gjithë së bashku, që të ndihmojmë Robinin drejt fitores, ta bëjmë një natë të paharrueshme, forca Prishtina, forca shqiptaria. Urime fitoren Robin Krasniqit", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat