Vjen reagimi i parë i Haxhi Krasniqit

Boksi

Vjen reagimi i parë i Haxhi Krasniqit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 11:37
Gjyqtari Ajet Rreci dhe boksieri Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi dje shënoi fitore ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi algjerianin.

Pas nëntë raundeve, gjyqtari e diskualifikoi Muhammedin për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.

Deri në atë moment, Haxhi Krasniqi nuk po arrinte assesi të tregonte lojën e tij.

E pas duelit ka ardhur edhe reagimi i boksierit junikas.

"Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.

Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.

Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin.I juaji", - ka shkruar Haxhi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat