Selimi: Haxhi Krasniqi nuk është dashur të pranojë fitoren, ne e kemi përjashtuar gjyqtarin përjetësisht

Boksi

Selimi: Haxhi Krasniqi nuk është dashur të pranojë fitoren, ne e kemi përjashtuar gjyqtarin përjetësisht

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 gusht 2023 Në ora: 15:18
Ramadan Selimi dhe Haxhi Krasniqi

Që nga orët e mesnatës (e shtunë – e diel) nuk kanë të ndalur komentet e ndryshme në lidhje me meçin mes Haxhi Krasniqit dhe francezit Nadjib Muhammed, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Cak i kritikave është gjyqtari Ajet Rreci se si e ndërpreu meçin në rundin e nëntë dhe e shpalli fitues Krasniqin.
Ish kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, tregon që para shumë viteve si federatë, Ajet Rrecin e kishin përjashtuar përjetësisht nga referimi në boksin amatorë. 

 “Me thënë të drejtën, Ajet Rreci është një person që gjatë karrierës së tij, çdo herë në referime ka qenë i njëanshëm.

Edhe kësaj radhe siç u pa Ajet Rreci ishte i njëanshëm ndaj boksierit mysafir, kështu që për mendim, me ndërprerjen e  meçit dhe vërejtjet publike, u panë nga aeroplani, vetëm se nuk i ngjiti edhe ai dorëzat që t’i ndihmojë boksierit tonë, Haxhi Krasniqit

Duhet them se federata boksit, sa kam qenë unë kryetar i federatës, për gjëra të tilla që ai ka qenë i njëanshëm dhe referim jo korrekt, fillimisht e pat suspenduar dhe duke pa në vazhdimësi se është i njëjti dhe nuk do të ndryshojë, federata atëkohë pat marrë vendim që të përjashtojë nga referimi i boksit në Kosovë.

Përjashtimi u pat bë sipas rregullores së federatës, që Ajet Rreci t’i ndalohet përjetësisht mos të referojë në boksin amatorë në Kosovë. 

Kjo po del që federata e boksit atëkohë, e ka marrë një vendim të duhur, duke parë se referimi i tij në meçin e fundit të Haxhi Krasniqi, veç e vërteton njëanshmërinë e tij në referim”, thotë Selimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Selimi thotë se nuk e ka fajin Haxhi Krasniqi por gjyqtari. Sipas tij, Krasniqi është dashur të refuzojë fitoren. 

“Sa i përket Haxhi Krasniqit, jo që jam ndonjë ekspert i vlerësimit të boksit, por mendimi im personal është se në të gjitha rundet Haxhi Krasniqi ishte në disavantazh. 

Me befasoj boksieri Haxh Krasniqi që ju gëzua një fitore të pamerituar.

Ai është dashur të shpall fitues kundërshtarin e tij mu në ring dhe me këtë veprim kishte fituar zemrat e simpatizantëve në boksin profesionist dhe ta hedh poshtë vendimin e njëanshëm të referit”, ka përfunduar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat