Gjyqtari tregon pse e ndërpreu meçin e Haxhi Krasniqit dhe çfarë i ndodhi në ring

Boksi

Gjyqtari tregon pse e ndërpreu meçin e Haxhi Krasniqit dhe çfarë i ndodhi në ring

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 gusht 2023 Në ora: 17:28
Ajet Rrecaj

Gjyqtari Ajet Rrecaj është në qendër të vëmendjes jo vetëm në Kosovë. 

Komente dhe polemika të panumërta, duke e fajësuar Rrecajn se ia dhuroi fitoren Haxhi Krasniqit në meçin me francezin Nadjib Muhammed, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Rrecaj e ka pranuar se e ka toleruar më shumë se sa duhej boksierin kundërshtar, sipas tij, me rregullore është dashur me diskualifikuar më herët Muhammedin. 

“Bota sot”: Z. Rrecaj, jeni në qendër të kritikave, pse vendose më ndërpre meçin në rundin e nëntë?

Ahet Rrecaj: Në bazë të rregullave, dy herë jepet vërejtje publike, ndërsa në të tretën diskualifikohesh. E kam toleruar edhe një herë, para se me ndërpre meçin.

“Bota sot”:  E keni toleruar?

Ajet Rrecaj: Po, kur i kam thënë në një moment stop, stop, me dy duart e tija me ka rënë në dorë dhe i kam dhënë vërejtje publike. Kam pritur që po përmirësohet.

“Bota sot”: Nuk u përmirësua? 

Ajet Rrecaj: E lejova për shkak të opinionit dhe ishte mysafir. Prisja që po përmirësove por nuk u përmirësua.

“Bota sot”:  Keni pritur deri në rundin e nëntë?

Ajet Rrecaj: Me vërejtjen e katërt është dashur të ndalojë meçin. Vërehet edhe në video kur ai i bie shuplakë pas kokës Haxhi Krasniqit, pra në rundin e nëntë për atë edhe vendosa me ndërpre. Vendosa me diskualifikuar.

“Bota sot”:  Po e pranoni që keni tejkaluar rregullat?

Ajet Rrecaj: Këtë e bëra vetëm për shkak të shikuesve, një atmosferë e bukur për atë edhe bëra tolerime. Tash në opinion dëgjon gjithçka.

“Bota sot”: Kush ka qenë fitues deri në rundin e nëntë sipas asaj që u tregua në ring? 

Ajet Rrecaj: Sipas tre gjyqtarëve që ishin poshtë ringut, sipas vlerësimeve të tyre, në të gjitha rundet Haxhiu ka qenë fitues.

Këtë e them sipas tre gjyqtarëve që i kanë nxjerrë pikët deri në atë moment.

Ata kështu kanë vendosur deri në atë moment. Unë e kam ndërpre meçin për shkak të vërejtjeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat