Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Boksi

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:53
Haxhi Krasniqi me gruan e tij

Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin.

Por, mbrëmja e shumëpritur u shndërrua në një komedi.

Gjatë dueleve të njëpasnjëshme, pati disa episode mjaft të çuditshme, ndërsa në tetë meçet e zhvilluara, të gjitha u fituan nga boksierët shqiptarë.

Pa kritika nuk kaloi as meçi i Haxhi Krasniqit ndaj Nadjib Mohameddit.

Krasniqi fitoi pasi gjyqtari e diskualifikoi algjerianin, që përfaqëson Francën.

Pas komenteve e kritikave të shumta ka reaguar edhe gruaja e Robinit, Marigona Krasniqi, e cila duket që është nervozuar tej mase.

Ajo në rrjetet sociale shkroi: “Për të gjithë ata që hani gojën pa ditur se kështu jeni, boksi është një sport i cili ka rregulla. Të paktën tolerancë sepse u durua më gjatë se që duhej sjellje prej një kafshe.

Është vetëm sport. Hej njerëz, 50 fitore dhe i vetmi kampion. Turpi është i juaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat