Sportisti vdiq nga shalqini!

Boksi

Sportisti vdiq nga shalqini!

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:40
Alexander Pisarev dhe shalqini

Alexander Pisarev e ka gjetur vdekjen në mënyrë aspak të zakontë.

Ish-sportisti rus në fakt ka vdekur pasi kishte ngrënë shalqin.

Kampioni i MMA në sportet luftarake në fakt kishte ndërruar jetë më 30 tetor të vitit 2022.

33 vjeçari ishte gjetur pa shenja jeta nga babai i tij në apartament në Moskë dhe deri tash spekulohej për arsye të ndryshme të vdekjes së tij.

Por, pasi iu bë autopsia u vërtetua se ai e kishte konsumuar një frut të kontaminuar.

Më saktësisht, sportisti në fjalë kishte ngrënë shalqi të helmuar dhe me këtë rast edhe gruaja e tij kishte përfunduar në spital për të njëjtën arsye.

Familja e Pisarev nënvizon se sportisti e gëzonte një shëndet të mirë dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

“Alexander Pisarev vdiq në gjumë dhe nuk kishte asnjë problem kronik shëndetësor.

Sipas të dhënave paraprake, vdekja ishte pasojë e helmimit nga ushqimi dhe më konkretisht nga një shalqi i helmuar.

Edhe gruaja e tij që kishte ngrënë shalqi ka përfunduar në spital e helmuar”, tha për agjencinë ruse të lajmeve “TASS” një anëtar i ekipit Tomahawk, ku garonte Pisarev, i cili konsiderohej si një garues sypatrembur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat