Anthony Joshua si i çmendur, nokauton kundërshtarin

Boksi

Anthony Joshua si i çmendur, nokauton kundërshtarin

Nga: K. Goca Më: 13 gusht 2023 Në ora: 00:43
Joshua e hodhi në tokë Heleniusin

(E plotësuar) - Anthony Joshua ka tregua nivel të lartë, duke e nokautuar finlandezin Robert Helenius.

Në rundin e shtatë Joshua me një goditje të fuqishme e hodhi në tokë rivalin, në meçin që u zhvillua në "02 Arena" të Londrës. 

Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas.

Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni.

Rundi i pestë, presion i madh për boksierin Helenius. Joshoa kërkon fitore me nokaut.

Image

Rundi i katërt, Joshua po shfaqet edhe më i rrezikshëm, duke dhënë disa goditje të forta. 

Rundi i tretë, Helenius po mbahet mirë karshi Joshuas. 

Rundi i dytë, atmosferë e zjarrtë në "Arena 02" në Londër.

Pritet luftë e madhe!

Rundi i parë me matje të forcave mes këtyre boksiereve.

Boksieri Anthony Joshua po tenton që të kryejë meçin sa më parë.

Robert Helenius po lufton me mençuri deri me tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat