Brahimi nuk duron t’i përzihen në listë të boksierëve, jep dorëheqje nga pozita e selektorit! 

Boksi

Brahimi nuk duron t’i përzihen në listë të boksierëve, jep dorëheqje nga pozita e selektorit! 

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:38
Beism Brahimi me boksierin e tij

Besim Brahimi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e selektorit të kombëtares së Kosovës në boks.

Brahimi nuk ka duruar që t’i përzihen në përpilimin e listës së boksierëve.

“Sot me datën 19 gusht 2023, për arsye personale dhe ndërhyrje profesionale në selektimin dhe përpilimin e listës së boksierëve, të nderuar adhurues të boksit më duhet t'ju njoftojë se sot kam dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita e selektorit të Përfaqësuesit të Kosovës në Boks, edhe disa arsye tjera”, njofton Ibrahimi.

Më tej ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes nga pozita e selektorit, sipas tij mosmarrëveshjet me bordin. 

“1. Për mos pagesën për kontributin tim si selektor, duke u angazhuar gjithmonë në baza vullnetare,

2. Për mosmarrëveshje me bordit dhe ndikimin e tyre direkt ne punën time si selektor.

Andaj të dashur boksierë dua t'ju kërkojë ndjesë për dorëheqjen time dhe dua t'ju falënderojë të gjithë boksierët për kontributin dhe angazhimin profesional duke ju uruar së pari shëndet dhe shumë suksese ne të ardhmen unë ju falënderojë shumë të gjithë pa dallim”, ka bërë të ditur Brahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat