Alarm në boksin e Kosovës, Brahimi tregon disa gjëra të çuditshme

Boksi

Alarm në boksin e Kosovës, Brahimi tregon disa gjëra të çuditshme

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 gusht 2023 Në ora: 12:01
Besim Brahimi

Boksi me telashe! Papritur iku selektori i kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi.

Shkurt e shqip jep dorëheqje nga pozita e selektorit të Kosovës.

Brahimi ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij.

Sipas asaj që ka treguar ai, është alarm për komunitetin e boksit të Kosovës.

“Për arsye personale dhe ndërhyrje profesionale në selektimin dhe përpilimin e listës së boksierëve, të nderuar adhurues të boksit më duhet t'ju njoftojë se kam dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita e Selektorit të Përfaqësuesit të Kosovës në boks, edhe disa arsye tjera”, ka shpjeguar Brahimi.

Përse zgjidhet selektori?

Selektori është ai që e bën listën dhe askush nuk e ka të drejtën që t’i përzihet në bërjen e listës! 
Pavarësisht se si e bën listën, selektori është ai që vendosë.

Sipas selektorit, iu kanë përzier në punë, 

“1. Për mos pagesën për kontributin tim si selektor, duke u angazhuar gjithmonë në baza vullnetare”, ka treguar Brahimi.
Si është e mundur në vitin 2023 që selektorit mos t’i paguhet haku për punë.

Si është e mundur që selektori të punojë në baza vullnetare kur kihet parasysh se Federata e Boksit e Kosovës merr mjete goxha të mira nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës.

Si është e mundur që sot një selektor mos të ketë pagë mujore dhe kontratë profesionale. A e ka menduar këtë punë Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, se selektori duhet të ketë pagë dhe kontratë profesionale?

“2. Për mosmarrëveshje me bordit dhe ndikimin e tyre direkt ne punën time si selektor”, shpjegon Brahimi.

Kush ia jep të drejtën bordit të Federatës së Boksit të Kosovës që t’i përzihet në punë selektorit?

Bordi i federatës duhet ta ketë të qartë, se selektori mund të shkarkohet për mos punë, për rezultate të dobëta, për padisiplinë, për sjellje të pahijshme por assesi që t’i përzihen në punë.

Selektori e bën përzgjedhjen, siç thotë Brahimi bordi ka pas ndikim direkt në punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat