Spektakël në Boston

Boksi

Spektakël në Boston

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:25
Pamje nga një meç

Në Boston u zhvillua sot eventi UFC-292 në artet marciale mikse, ku spikatën edhe dy duele për titullin kampion.

Në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), amerikani Sean O’Malley është kampion i ri i botës në këtë Divizion. Ai mundi me KO Teknik në raundin e dytë patriotin e tij Aljamain Sterling.

Një e djathtë e O’Malley hodhi në tapet Sterling, që edhe pse u përpoq të mbrohej nuk ia doli mbanë, pasi ndërhyri gjyqtari.

Një sfidë mjaft e bukur, ku luftëtarët dueluan fort, ku grushtet e shkelmat e bënë spektakolar duelin. Për Sean O’Malley ky është triumfi i 17-të në karrrierë, ku numëron edhe 1 humbje e 1 duel pa rezultat. Për Sterling, që e kishte mbrojtur tri herë titullin, kjo është humbja e katërt në karrierë, ku ka edhe 23 fitore.

Në peshën “strawweight” për femra (pesha deri 52kg), kampionia e botës në fuqi, kinezja Weili Zhang (24 fitore, 3 humbje), mundi me vendim unanim të gjyqtarëve brazilianen Amanda Lemos (13 fitore, 3 humbje, 1 barazim). Pas 5 raundesh të dueluara fort, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren kinezes (50-43, 50-44, 49-45), që e merfitoi titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat