Usyk gati për duelin ndaj Dubois

Boksi

Usyk gati për duelin ndaj Dubois

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:28
Usyk

Këtë fundjavë, në Poloni, boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj britanikut Daniel Dubois. Kjo sfidë është vendosur për t’u zhvilluar në Poloni, afër Ukrainës, për shkak se kampioni i botë snuk duelon dot në vendlindje, si pasojë e luftës.

Duke folur për mediat në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Usyk tha: “Pas duelit me Joshua vajta në frontin e luftës dhe qëndrova me ta. Me dylbi pashë që 900 metra larg meje ishin trupat ruse. Armiqtë tanë, tanke që shpërthenin, shtëpi që merrnin flakë”.

“Pashë njerëz pa krahë dhe pa këmbë. Pashë nga ata që dukeshin si të vdekur që ecnin në kërkim të mbijetesës.

Kam parë gjithçka, edhe të vrarë. Lëviza me makinë në një qytet të vdekur, pa energji.

Pashë një kënd lojrash, por asnjë fëmijë që të luante. Ushtarët nuk e kuptonin se përse isha aty, por doja të isha me ta”, tha Usyk.

“Ne do ta fitojmë lirinë dhe unë do të bëj maksimumin për ta ndihmuar vendin tim, sidomos në ring.

Gjithçka që pashë më kanë bërë më të fortë, ndaj nuk më tremb askush, asnjë rival. As Dubois, as Fury askush. Jam gati për t’i treguar botës kush jam, duke patur nga pas mbështetjen e Ukrainës dhe lavdinë e saj”, u shpreh Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat