I anulohet fluturimi në sfidën e jetës, boksieri udhëton me taksi

Boksi

I anulohet fluturimi në sfidën e jetës, boksieri udhëton me taksi

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:49
Daniel Dubois

Planet e boksierit britanik Daniel Dubois u hodhën në erë kur ai u detyrua të mbërrijë në Poloni 24 orë me vonesë, si pasojë e anullimit të fluturimit të tij. 25-vjeçari britanik do të zhvillojë ditën e shtunë duelin e jetës së tij, teksa në Poloni do të përballet me kampionin e botës në peshën e rëndë, ukrainasin Oleksandr Usyk.

Fluturimi i Ryanair i planifikuar të sillte Dubois direkt në Poloni të dielën në mbrëmje ishte një nga shumë të anuluar në aeroport. Boksierit iu desh të kthehej në një udhëtim të gjatë me taksi për në Heathroë, ku mbërritën në një hotel aeroporti në orën 2 të mëngjesit.

Pas tre orësh e gjysmë gjumi, ai dhe ekipi i tij u zgjuan për të kapur një fluturim herët të së hënës për në Dusseldorf.

Në Gjermani ata qëndruan tranzit dhe mbërritën në Wrocław të Polonisë 24 orë më vonë se sa ishte menduar.

“Ishte kaos kur arritëm në aeroportin e Stansted. Udhëtimi ishte anulluar dhe njerëzit po bërtisnin, dikujt po i binte të fikët dhe kishte disa zënka. Ishte çmenduri.

Ne duhej të dilnim. Babai im nuk e duroi dot. Të gjithë ishim të lodhur kur erdhëm këtu pasi humbëm përgatitjet e një dite. Por unë bëra një gjumë të mirë në aeroport dhe jemi kthyer në rrugën e duhur tani”, tha Dubois, 48 orë nga dueli i madh.

Don Charles, trajneri i ri i Dubois, thotë: “Danieli është i qetë tani. Jemi përshtatur me ditën e humbur dhe ai është gati të vazhdojë përgatitjen”. Dubois dhe Usyk morën pjesë në një konferencë përfundimtare për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat