Musli Zymberi çuditet: E vetmja qenka federata e boksit që nuk paska mëditje! A ka kush jep arsyetim?

Boksi

Musli Zymberi çuditet: E vetmja qenka federata e boksit që nuk paska mëditje! A ka kush jep arsyetim?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 gusht 2023 Në ora: 17:48
Musli Zymberi

Musli Zymberi është i çuditur dhe nuk i beson as syve dhe as veshëve, se si është e mundur që e vetmja qenka Federata e Boksit që nuk paska mëditje!

Musliu është i habitur dhe i tronditur, se si hendbolli, volejbolli, atletika etj. paskan mëditje për anëtarët e tyre dhe Federata e Boksit jo!  

“E vetmja qenka federata e boksit që nuk paska mëditje për anëtarët e boksit.

Pse?

Ku është arsyeja.

A ka kush jep arsyetim?”, thotë Zymberi  për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Zymberi tregon se nuk e di se çka është mëditja. 

Sipas tij, është mandati i dytë dhe nuk e ka prekur ende dora e tij mëditjen!

Musliu thotë se dikush ka me dhënë llogari për këtë punë!

“Është mandati i dytë i imi si anëtar i bordit në federatë dhe nuk marr mëditje, as shpenzimet e rrugës nuk mi kanë hequr dhe asnjëherë nuk kam munguar në mbledhje.

Ku është arsyeja?”, ka pyetur Zymberi.

Federata e Volejbollit e Kosovës merr 210.288 euro, mbi 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbime, letra e ndonjë gjë për zyre. Mëditja: 35 euro merr anëtari i bordit për çdo mbledhje.

Federata e Atletikës së Kosovës 117.216 euro, mbi 23 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbime, letra e ndonjë gjë për zyre. Mëditja: 40 euro merr anëtari i bordit për çdo mbledhje.

Federata e Hendbollit e Kosovës merr 210.860 euro, mbi 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre. Mëditja: 50 euro merr anëtari i bordit për çdo mbledhje.

Federata e Boksit e Kosovës 185.354 euro, nga kjo shumë 37 mijë euro ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre. Mëditje nuk ka për anëtarët e bordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat