Besnik Vranovci: Të gjithë ishin të habitur me paraqitjen tonë të mirë

Boksi

Besnik Vranovci: Të gjithë ishin të habitur me paraqitjen tonë të mirë

Nga: K. Goca Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:32
Ensar Badallaj - majtas e Besnik Vranovci - djathtas

Selektori i kombëtares së Kosovës për të rinj në boks, Besnik Vranovci, është krenar me suksesin e fundit në Maribor të Sllovenisë. 

Boksieri Ensar Badallaj (57 kg) fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për shkollarë.

Vranovci e ka përgëzuar djaloshin për rezultatin e arritur në këtë garë shumë të fortë.

“Badallaj ka treguar formë të lartë dhe si frytë i kësaj ka shënuar sukses të madh.

Të gjithë ishin të habitur me paraqitjen tonë të mirë”, thotë Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat