I lumtur me fitoren – Usyk i dërgon mesazh direkt Tyson Furyt

Boksi

I lumtur me fitoren – Usyk i dërgon mesazh direkt Tyson Furyt

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:34
Oleksander Usyk

Oleksander Usyk ia doli që t’i mbrojë titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda.

Boksieri ukrainas mposhti Daniel Dubois mbrëmë në Poloni, duke e gjunjëzuar në raundin e nëntë me një nokaut teknik.

Pas përballjes, Usyk ka thënë se goditja që pranoi në raundin e pestë nuk ishte e lehtë, pasi britaniku u cilësua se e goditi nën brez.

“Boksi është një sport i vështirë, por unë jam i shkëlqyer. Është boksi që e dua. Unë e respektoj kundërshtarin tim, por është boks, nuk është balet. Është sport mbretëror”, ka thënë fillimisht ukrainasi.

“Ishte një goditje jo e lehtë, pasi ishte e ulët dhe e vështirë, por që u këndella shpejt dhe arrita të vazhdoja me tempon time”.

“Unë jam gati nesër. Dëgjo, jam gati. Lufta e radhës jam gati të luftoj Tyson Fury. Do Tyson Fury? Nuk e kam idenë”.

“Mezi pres të shoh fëmijët e mi dhe të kthehem në shtëpi. Kam kohë që stërvitem. Jam pak i lodhur”, ka shtuar më tej Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat