IOC, cakton vendet mikpritëse për turnetë kualifikues botëror të boksit

Boksi

IOC, cakton vendet mikpritëse për turnetë kualifikues botëror të boksit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 23:56
Pamje nga një meç

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka caktuar vendet mikpritëse dhe datat për turnetë kualifikues botëror të boksit për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Për shkak të pezullimit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) nga IOC, edhe këtë herë garat kualifikuese për LO Paris 2024 i organizon ‘task forca’ e aranzhuar nga IOC.

Kështu, turneu i parë kualifikues botëror do të mbahet në Busto Arsizio të Italisë, prej 29 shkurt deri më 12 mars 2024, ku do të ndahen 49 kuota, 21 për femrat dhe 28 për meshkujt nga të gjitha kategoritë.

Vendi mikpritës për turneun e dytë kualifikues është caktuar Bangkoku i Tailandës, prej 23 maj deri më 3 qershor 2024, me ç'rast do të ndahen 51 kuotat e fundit për të dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat