Rron Kasumi lartëson Kosovën, siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian  

Boksi

Rron Kasumi lartëson Kosovën, siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian  

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:31
Fatmir Makolli e Rron Kasumi

Kick - boksieri Rron Kasumi po e lartëson Kosovën në Kampionatin Evropian në kick-box, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Kasumi ka treguar cilësitë e tija duke u kualifikuar në finalen e madhe në K1.

Garuesi ynë e ka siguruar medaljen e argjendtë, që është sukses i madh për sportin e Kosovës.

Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, ka uruar Kasumin për fitoren dhe finalen e madhe, duke besuar e shpresuar se do të fitojë medaljen e artë. 

“Sot e sigurojë medaljen e argjendtë Rron Kasumi, kurse të tjerët u eliminuan për fat të keq.

Kjo medalje është shumë e madhe për Rronin, për Federatën dhe për shtetin tonë”, thotë Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat