Selektori i kombëtares Kosovës: Ja si e shpëtova një grua në plazh të Velipojës

Boksi

Selektori i kombëtares Kosovës: Ja si e shpëtova një grua në plazh të Velipojës

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2023 Në ora: 21:05
Besnik Vranovci

Selektori i kombëtares së Kosovës për të rinj në boks, Besnik Vranovci, ka bërë të ditur se sot është shumë i gëzuar që ia shpëtoi jetën një grua në plazhin e Velipojës së Shqipërisë.

Sipas Vranovcit, gruaja humbi kontrollin në notim dhe gati sa i kushtoi me jetë. 

“Të gjithë me duartrokitën dhe me falënderuan. 

Më krenarja ishte familja ime që vazhdimisht më dha kurajë dhe djali i vogël i im Engjulli. 

Djali i madh 13 -  vjeçar, Princi, boksieri vrapoi për të më ndihmuar”, tregon Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish boksieri i mirënjohur tha se, pas disave minutave, pas reagimit të shpejt, gjendja u qetësua.

“Pas disa minutave u qetësua edhe gruaja mbi 50 – vjeçare nga Podujeva dhe e gjithë familja erdhën të më falënderojnë”, ka përfunduar Vranovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat