Tension me kundështarin e së shtunës, Florian Marku shtyn rivalin, reagon sigurimi

Boksi

Tension me kundështarin e së shtunës, Florian Marku shtyn rivalin, reagon sigurimi

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga tensioni

Takimi “ballë për ballë” mes boksierit shqiptar Florian Marku dhe rivalit irlandez Dylan Moran nuk ka shkuar ashtu si duhet.

Dy boksierët kanë patur një debat të ashpër në momentin që janë takuar, që më pas ka përfunduar me sherr, me boksierin shqiptar që ka shtyrë rivalin irlandez.

Tensioni ishte i dukshëm pasi Florian Marku dhe Dylan Moran u angazhuan në një shkëmbim batutash gjatë konferencës për shtyp para duelit të së shtunës.

Tensioni arriti kulmin kur boksierët dolën ballë për ballë.

Moran nuk u përmbajt, duke pohuar besimin e tij se ai kishte aftësi superiore dhe se nuk do ta linte Markun t’i mohonte atij pozicionin e tij të fituar me vështirësi në këtë sport.

“Unë jam një boksier më i mirë. Shikoni, ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të qëndruar këtu sot dhe nuk kam në plan të lejoj që Florian Marku ta heqë këtë nga unë“, tha Moran. Ndërsa Marku akuzoi rivalin për dridhje gjatë takimit të tyre në stërvitjet publike.

Marku deklaroi: “Ai dridhej kur ishim ballë për ballë, u përpoq ta fshihte këtë gjë. Nëse shikoni videot nga kamerat, ai tundte këmbët”.

Moran e mohoi me forcë, duke pohuar: “Kurrë në jetën time nuk do të dridhem para teje. Ai po qëndron në rrugën time. Ka qenë një punë e vështirë për të qëndruar këtu dhe kam në plan të përfundoj punën të shtunën mbrëma”.

Marku, duke shprehur besim, te vetja e tij, deklaroi: “Unë do ta gjuaj. E di që do të përpiqet të boksojë, do të përpiqet të vrapojë, por unë do të jem shumë për të dhe do ta mund, duke qëndruar i pamposhtur”. Boksieri shqiptar rikthehet në ring pas më shumë se një viti pushim, për shkak dëmtimi dhe operacionit që kreu në dorë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat