Boksieri shqiptar ia thotë në sy

Boksi

Boksieri shqiptar ia thotë në sy

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 13:31
Florian Marku

Florian Marku do të rikthehet në ring pas një mungese të gjatë, prej një viti.

Në datën dy shtator, boksieri shqiptar do të përballet kundër irlandezit Dylan Morann. Ishte ky i fundit që e kërkoi këtë përballje, teksa i kishte filluar ngacmimet me Markun në rrjetet sociale disa kohë më parë.

Ndërkohë në një përballje mediatike, Florian Marku i ka treguar kundërshtarit se përballja me të është shans që vjen njëherë në jetë.

 “Shansi për të më luftuar mua, për t’u ndeshur me mua vjen njëherë në jetë. Ia ka dedikuar jetën time këtij sporti.

Dylan Morann ka sakrifikuar vetëm këto tre muaj se do të luftojë kundër

Markut sepse për të, kjo ndeshje është si një ndeshje për titull bote, por për mua, çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo ditë që kalon vlen si të ishte një titull bote”, tha Florian Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat