Rrustem Konjuhi i jep këshilla Federatës së Boksit të Kosovës, se si shpenzohet paraja e shtetit

Boksi

Rrustem Konjuhi i jep këshilla Federatës së Boksit të Kosovës, se si shpenzohet paraja e shtetit

Nga Më 1 shtator 2023 Në ora: 19:25
Rrustem Konjuhi

Ish gjyqtari i mirënjohur, Rrustem Konjuhi, ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, i jep këshilla Federatës së Boksit të Kosovës, se si duhet shpenzuar paraja e shtetit.

Federata e Boksit e Kosovës merr në vit 185.354 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, nga kjo shumë rreth 37 mijë euro ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.  

Z. Rrustem Konjuhi, si njohës i mirë i boksit dhe rrethanave edhe ligjore, buxheti vjetor 185.354 euro për Federatën e Boksit të Kosovës, a janë mjete të mjaftueshme?

“Shuma për të cilën flitet se është e ndarë për federata e në këtë rast federatës së boksit është mëse e mjaftueshme për këtë kohë, por nuk do të thotë se në vitin olimpike dhe ku do të merrnin pjesë një numër i konsiderueshëm garuesish se janë të mjaftueshme.

Për momentin konsideroj se duke u bazuar edhe në potencialin e boksierëve që momentalisht janë tek ne, duke mos harru edhe pjesën tjetër të garuesve, duke filluar prej shkollarëve, juniorëve të rinj, juniorëve, pastaj gjinisë femërore që marrin pjesë në gara, mendoj se mjete momentalisht ka të mjaftueshme, po marr për bazë se në federatën e boksit momentalisht në marrëdhënie pune është vetëm sekretari gjeneral dhe në bazë të harxhimeve të lejuara 20% të shumës së përgjithshme del se 35.000 janë të lejuara për pagë dhe harxhime tjera që janë të arsyeshme sepse një federatë serioze ka edhe harxhime tjera”, thotë Konjuhi.

Më tej flet edhe për pjesën tjetër të mjeteve që shkojnë në realizimin e projekteve sipas kalendarit mujor e vjetor.

“Pjesa tjetër prej shumës së përgjithshme, po të ka ndonjë plan program mujor ka mundësi të harxhohet duke organizuar përgatitje për boksier.

Po dëgjoj se veç dy kampe këto dite janë organizuar për përgatitje, gjë që menjëherë ka reflektuar kjo shumë parash, por kështu duhet të vazhdohet atëherë kur ka turne të forta të organizohen përgatitjet dhe besoj se rezultati pastaj vetvetiu do të vjen në shprehje.

Mu nuk me takon të përzihem se si duhet të sistemohen këto mjete por fundi i fundit ndonjë sugjerim apo ndonjë ide se si te veprohet as kujt dhe askush nuk duhet marr si kritikë edhe nëse konsiderohet kritikë por me vend duhet pranohet si një ide qellim mirë e mos të marrin negativisht edhe nëse ndokush nuk mendon sikurse personat përgjegjës”, ka nënvizuar Konjuhi.

Besim Brahimi ka dhënë dorëheqje për shkak se iu kanë përzier në punë, sipas tij Bordi i federatës, po ashtu që nuk ka marrë pagë as një herë. 

“Ka mundësi që selektori apo edhe ndonjë boksier me një shumë mesatare mujore të shpërblehen bile kur ka ndonjë garë më rëndësi që të stimulohen pasi ka mjete sipas llogarisë të mjaftueshme.

Mendimi im është sepse nuk kemi shumë boksier kualitativ senior të iu afrohet një pagë mesatare, do të shohim menjëherë rezultatet, pastaj janë disa junior shumë perspektiv edhe atyre ndonjë bursë të iu ndahet, do të jetë stimulim për të ardhmen”, tha ish gjyqtari i mirënjohur. 

Konjuhi ka bërë edhe një llogari se si do të ndante mjetet, një këshillë interesante se si shpenzohet mjetet e shtetit.

“Do të kisha bërë një llogari, 5 boksierë seniorë nga 500 euro në muaj janë 2500 euro, 10 juniorë nga 300 euro janë 3000 euro baras 5500 për një vit janë 65000 euro ndërsa në llogarinë e federatës me harxhimet e 20% do të mbesin edhe 85000 euro, a nuk janë të mjaftueshme për aktivitete që të marrin pjesë në çfarëdo gare dhe të organizohen përgatitje ndoshta ndokujt i duket ky mendim i imi i gabuar por sipas llogarisë dhe konstatimit tim, mendoj se me këtë shumë parash që posedon federata ka mjete të mjaftueshme dhe nëse mendohet për së afërmi kështu, edhe rezultati në boks shumë shpejt do të vijë në shprehje”, ka përfunduar Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat