Në Australi pritet spektakël në kafaz

Boksi

Në Australi pritet spektakël në kafaz

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:42
Israel Adesanya e Sean Strickland

Më 10 shtator, në Sidney të Australisë do të zhvillohet eventi UFC-293 në artet marciale mikse.

Një event që pritet me interes dhe ku në total do të zhvillohet 12 duele.

Mes tyre spikat dueli për titullin kampion bote në peshën e mesme.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë kampioni i bots në fuqi, zelandezi Israel Adesanya (24 fitore e 2 humbje) dhe sfidanti amerikan Sean Strickland (27 fitore e 5 humbje).

Adesania konsiderohet favorit për ta fituar këtë duel dhe mbrojtur titullin kampion para fansave të tij, që do të jenë të shumtë. Strickland rikthehet në kafaz pas vetëm dy muajsh, ndërsa neo-zelandezi ka dueluar për herë të fundit në prill, kur rimori titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat