Arnold Gjergjajt i hapen dyert për meçe të mëdha

Boksi

Arnold Gjergjajt i hapen dyert për meçe të mëdha

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:13
Arnold Gjergjaj

Javën e kaluar boksieri i mirënjohur shqiptar, Arnold Gjergjaj, arriti të fitoj WBF titullin e botës duke mposht njërin prej bokseravë më të mirë në EU, Bilal Laggoune.

Kjo ndeshje ashtu siç u paralajmërua edhe më herët u cilësua mjaft e rrezikshme për dy kundërshtarët pasi ata u cilësuan në nivelin e njejt dhe kështu pas një lufta mjaft interesante prej 12 rundave boksieri shqiptar arriti të fitoj me pikë.

Ky triumf për Gjergjaj ishte mjaft me vlerë sepse tani ai u ngjit në rankun e 50 bokserëve më të mirë në botë me çka atij vitin e ardhshëm do i jepet shansi madje edhe të ndeshet për titull më të madh por gjithsesi nuk do të mungojnë edhe ofertat që tani më kanë filluar të arrijnë në stafin e Arnoldit. Cekim se matchmaker i këtij dueli ishte Avdyl Salihu i cili në vazhdim tha se Arnoldi është një boksier mjaft serioz dhe i vendosur.

Arnoldi është një bokser profesionist me plot kuptimin e fjalës dhe çdo sfidë e merr sikurse të jetë e fundit. Ai kishte një pauze në karrierën e tij prej 2 vite e gjysmë, por dëshira për të arritur suksesin ishte i madh, dhe kështu me shumë punë dhe motivim maksimal për 14 muaj zhvilloi katër ndeshje ku prej tyre tre ishin për titull.

Kundërshtari i fundit Bilal ishte mjaft i papërshtatshëm, mirëpo Arnoldi me teknikën dhe përvojën e tij arriti ta mposht me pikë me çka tani do të hapen shumë dyer madje edhe për të boksier për titujt e mëdhenj si WBC, IBF e tjerë”, tha Salihu.

Ndryshe, duhet cekur se Arnoldi deri tani ka zhvilluar 40 ndeshje në boksin profesionist ku prej tyre ka 37 fitore dhe vetëm 3 humbje.

Në karrirën e tij “The Cobra” përveç se posedon titujt e WBF ai kishte fituar edhe 2 herë titullin EBU External Heavy, por duhet cekur se ka luftuar me disa emra të mëdhenj të boksit profesionist dhe mund të themi lirisht se është njëri prej boksierëve më të pëlqyer shqiptar në të gjitha kohërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat