Djaloshi nga Kosova po shkëlqen! Basile Derebey: Prindërit e mi donin që të bëhesha avokat, por unë po përgatitem për Botëror

Boksi

Djaloshi nga Kosova po shkëlqen! Basile Derebey: Prindërit e mi donin që të bëhesha avokat, por unë po përgatitem për Botëror

Nga: K. Goca Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:01
Basile Derebey

Në shtetet e Kontinentit të Vjetër ka shumë sportistë shqiptarë që po shkëlqejnë në sportet e ndryshme.

Përveç futbollit dhe sporteve me dorë, ka një numër të talenteve që po shkëlqejnë në sportet e ndryshme luftarake. 

Basile Derebey me prejardhje nga Gjilani, që jeton e vepron në Belgjikë, po dëshmohet gjithnjë e më shumë në sportin e UFC-së. 

Image

Po shkëlqen në sportin e kafazit, prej sporteve më të vështira dhe me synime që të bëhet kampioni i botës.

Djaloshi sypatrembur po përgatitet me zell të shtuar për sfidën e madhe, Kampionatin Botëror. 

Image

Ai ka përkrahjen e madhe të prindërve sidomos të nënës, Shukrane Kurtalani - Derebey.

Djaloshi nga Kosova, Basile Derebey, ka deklaruar se e ka zgjedhur sportin e UFC ndonëse prindërit dëshironin që të bëhet avokat.  

Image

Pamje nga një stërvitje

Ai për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka treguar se si i lindi dashuria për këtë sport atraktiv.   

“Bota sot”:  Si iu lindi dashuria për sportin e UFC-s?

Basile Derebey: Jam 17 - vjeçar dhe nga Brukseli. 

Kam filluar me jiujitsu braziliane qysh ne moshën 6-vjeçare dhe me pas duke parë UFC-n, si Georges Saint Pierre, luftëtarin tim të preferuar menjëherë më hyri në zemër dhe shkova të ushtroja në MMA.

“Bota sot”:  Cilat janë synimet tuaja?

Basile  Derebey: Synimi im është që të bëhem kampion i organizatës me të madhe, UFC. 

Po punoj pareshtur në këtë drejtim. 

“Bota sot”: Cili është suksesi më i madh deri me tash?

Basile Derebey: Kam qenë kampion evropian në jiu-jitsus, kampion belg disa herë kampion francez. 

Gjithashtu isha I katërti në Kampionatin Botëror të IMMAF MMA Abu Dhabi.

“Bota sot”: Cila është gara e radhës?

Basile Derebey: Do të luftoj në nëntor në Kampionatin Botëror - MMA në Tiranë të Shqipërisë. 

Besoj e shpresoj se do të jem në formën më të mirë.

 “Bota sot”: Sa është i vështirë ky sport?

Basile  Derebey: Kërkon shumë disiplinë, shumë stërvitje dhe shumë inteligjencë.

“Bota sot”: A e keni përkrahjen e prindërve?

 Basile Derebey: Prindërit e mi me mbështesin në çdo gjë që bëj. Ata kanë qenë gjithmonë njësoj edhe pse e di që do të deëhironin të bëhem avokat,  hahaha!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat