Kombëtarja e Kosovës përgatitet për Kampionatin e Ballkanit 

Boksi

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për Kampionatin e Ballkanit 

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:05
Pamje nga përgatitjet

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet maksimalisht për Kampionatin e Ballkanit në boks.

Selektori i përkohshëm i Kosovës, Musli Zymberi, punon pareshtur me boksierët, duke kërkuar formën më të mirë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, është i kënaqur me rrjedhën e punës që po bëhet në Gjilan.

“Kombëtarja e Kosovës në boks në përgatitje speciale për Kampionatin Ballkan.

Boksierët më të mirë të Kosovës nga 12 shtatori janë në përgatitje të përbashkëta në Gjilan, për t’u përgatitur për Kampionatit Ballkanik i cili do të mbahet nga 25 shtatori deri me 4 tetor në Albena të Bullgarisë. 

Ushtruesi i detyrës të selektorit, Musli Zymberi, është i kënaqur me përgatitjet dhe formën e boksierëve tanë dhe është mjaft optimist se nga ky kampionat ballkanik boksierët tanë do të kthehen me më së paku dy apo tri medalje të arta.

Po ashtu boksierja Donjeta Sadiku me trajnerja Marjola Sallauka nga 15 shtatori janë në përgatitje (kamp) në Sofje të Bullgarisë deri në fillimin e kampionatit Ballkanik”, njofton Federata e Boksit e Kosovës. 

Lista e boksierëve

54 kg Bashkim Bajoku
60 kg  Lorent Murati
63.5 kg Loris Idrizi
67 kg Shpëtim Bajoku
71 kg Patriot Behrami
86 kg Taulant Jakupi
60 kg Donjeta Sadiku
Selektor Musli  Zymberi
Trajner Burhan Xhafa
Trajner Faton Xhakli
Trajner Marjola Sallauka
Gjyqtar ndërkombëtar Latif  Demolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat