Bajoku mposhtet nga boksieri bullgar

Boksi

Bajoku mposhtet nga boksieri bullgar

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 20:45
Bashkim Bajoku

Në Kampionatin Ballkanik të boksit që po mbahet në Albena të Bullgarisë në ring sot u ngjit boksieri ynë, Bashkim Bajoku.

Në kategorinë deri në 54 kilogramë, Bajoku u përball me boksierin nga Bullgaria, Jasen Radev.

Radev rezultoi të jetë kundërshtarë i vështirë për Bajokun, pasi që ky i fundit pësoi humbje nga boksieri bullgar.

Vlen të theksohet se vëllai i Bashkimit, Shpetim Bajoku boksoi mbrëmë ndaj serbit, Semir Aliçiq, të cilin e shkatërroi duke e mposhtur në kategorinë deri në 67 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat