Mbrëmje boksi dhe kikboksi nesër në kryeqytet shqiptar

Boksi

Mbrëmje boksi dhe kikboksi nesër në kryeqytet shqiptar

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Tirana do të presë mbrëmjen e së dielës njërin prej evenimenteve më interesante sportive që vijnë në vendin tonë. Sheshi “Italia” do të shndërrohet në arenë për aktivitetin “Fury Fight Club 1”, event ku do të ketë ndeshje boksi olimpik midis ekipit kombëtar shqiptar dhe ekipit kombëtar grek.

Gjithashtu do të ketë duele kikboksi midis sportistëve shqiptarë dhe sportistëve të ndryshëm nga Europa. Gjatë ndeshjeve do të ketë gjithashtu shou me zjarr, koreografi me balerina, këngëtarë dhe muzikë nga DJ.

Pjesëmarrja do të jetë nga një publik i gjerë, me grupe të moshave të ndryshme, profesionistë të këtyre sporteve dhe jo vetëm. Për sa i përket axhendës, “Fury Fight Club 1” do të hapet në orën 18:00 me dy ndeshje amatore.

Më tej duke nisur nga ora 19:15 do të jetë radha për duelet e boksit olimpik, teksa do të zhvillohen pesë sfida ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Greqisë.

Në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:45 deri në 22:00, në ring do të ngjiten sportistët e kikboksit, për pesë ndeshje të tjera. Ndërsa në fund do të jetë radha e ceremonisë mbyllëse, ku dhe do të jepen çmimet për më të mirët e aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat