Alvarez fiton meçin mes dy kampionëve të botës dhe mbron titujt

Boksi

Alvarez fiton meçin mes dy kampionëve të botës dhe mbron titujt

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:12
Pamje nga meçi

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez fitoi sot me vendim unanim të gjyqtarëve duelion ndaj amerikanit Jermell Charlo. Sfida u zhvillua në Las Vegas dhe të tri gjyqtarët i dhanë fitoren ikonës meksikane të ringut: 119-108, 118-109, 118-109.

Falë këtij suksesi, Alvarez mbron titujt kampionë bote të peshës super të mesme (pesha 76), duke qenë kampion i padiskutueshëm i këtij Divizioni (WBA, WBC, WBO, IBF, The Ring).

Charlo, që gjithashtu është kampion bote në peshën “light middleweight” (mban titujt WBA, WBC, WBO, IBF, The Ring në peshën 79kg), synonte të bëhej kampion në dy Divizione të ndryshme, por pa sukses.

Canelo Alvarez e dominoi sfidën dhe ishte superior në të 12 raundet, duke e merituar fitoren (60 fitore, 2 humbje, 2 barazime). Për rivalin amerikan, kjo ishte humbja e dytë në karrierë (ka edhe 25 fitore e 1 barazim).

Meksikani e kontrolloi gjatë gjithë kohës duelin, duke ushtruar presion me Charlo që në raundet e parë. Madje në raundin e shtatë e hodhi rivalin në tapet, por u ngrit sërish në këmbë. Amerikani nuk pati asnjë shans të përballojë furinë e Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat