Ideja e çmendur

Boksi

Ideja e çmendur

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:03
Joshua e Nganou

Promotori i Matchroom, Eddie Hearn, ka hedhur idenë se boksieri britanik Anthony Joshua mund të duelojë në të njëjtën mbrëmje kur do të zhvillohet edhe dueli i madh i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk. Pak ditë më parë, dy kampionët e botës nënshkruan kontratën dhe përballja mes tyre pritet të zhvillohet më 23 dhjetor në Arabinë Saudite.

Në rast se kjo sfidë nuk zhvillohet në dhjetor, atëherë do të organizohet përgjatë janarit. Fury, më 28 tetor, fillimisht do të zhvillojë një përballje me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në UFC, Francis Ngannou (po në Arabi).

Portë përditshmes britanike “The Sun”, Hearn sugjeroi që nata mund të shfaqë edhe një duel për Joshua, pasi negociatat për një përballje me rivalin amerikan Deontay Wilder, vazhdojnë.

“Mund të duelojmë edhe ne më 23 dhjetor. Dhe unë me të vërtetë besoj se lufta do të bëhet për atë date”, tha Hearn.

“Unë nuk e di nëse Fury e Usyk do ta realizojnë sfidën më 23 dhjetor. Gjithsesi, ne do të duhet të shohim çdo mundësi. Mendoj se të dy boksierët e duan me të vërtetë luftën. Kur zhvillohet një duel si Fury-Usyk, kjo i jep të gjithëve pak nxitje për të thënë, “le ta bëjmë tonën tani”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat