Mike Tyson: Ngannou mund të hedhë nokaut këdo me grushtin e tij

Boksi

Mike Tyson: Ngannou mund të hedhë nokaut këdo me grushtin e tij

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:42
Fury e Ngannou

Ish-boksieri Mike Tyson, legjendë e këtij sporti, ka parashikuar që Francis Ngannou do të fitojë me KO ndaj Tyson Fury në duelin që ata do të zhvillojnë më 28 tetor në Arabinë Saudite. Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, Ngannou, bën debutimin e tij në ring kundër Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC).

“The Gypsy King” ka nënshkruar tashmë një marrëveshje për t’u përballur me kampionin tjetër e peshave të rënda Oleksandr Usyk.

Kjo sfidë do të zhvillohet më 23 dhjetor dhe do të unifikojë titujt kampionë bote ne peshën e rëndë. Ngannou po planifikon t’ia bëjë sa më të vështirë Fury këtë duel, që nuk do të ketë asnjë vlerë për WBC, pasi nuk do të jetë për titullin kampion.

Ngannou është sportisti që ka goditjen më të fortë të regjistruar ndonjëherë në një fitore me KO, por shanset e tij për të mposhtur Furyn nuk duken shumë të mëdha. Ai prej kohësh po stërvitet nga legjenda Mike Tyson, duke bërë edhe një përmbledhje të punës që ata po kryejnë në Las Vegas.

“Unë po e ndihmoj Ngannou. Po mësoj se çfarë është në gjendje të bëjë. Ai është në gjendje të bëjë shumë më tepër nga sa prisja.

Ai ka gjithçka që duhet për të fituar me KO ndaj kujtdo që i qëndron në rrugën e tij. Këtë gjë do ta mësojë edhe Tyson Fury Ai kur të provojë grushtin e tij. Askush nuk mund t’i mbijetojë kësaj. Ai po bën disa para për familjen e tij”, tha Mike Tyson.

“Fury nuk është më i madhi i të gjitha kohërave, por ai është një nga boksierët më të mëdhenj. Francis e di këtë gjë, por e di edhe se çfarë duhet të bëjë për ta fituar këtë sfidë. Ngannou do të luftojë fort, por duhet të përpiqet që ta godasë me një goditje të fortë, sepse ai gjithmonë ngrihet dhe lufton fort”, tha Mike Tyson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat