Marrëveshja pranë finalizimit

Boksi

Marrëveshja pranë finalizimit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:35
Deontay Wilder

Malik Scott, trajneri i boksierit amerikan Deontay Wilder, ka rrëfyer sot se ish-kampioni i botës në peshën e rëndë pritet të duelojë në janar ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr. Edhe ky i fundit ka qenë kampion bote në këtë Divizion, ndaj do të kishim një përballje mes dy ish-kampionë bote.

Prej kohësh është përfolur për negociata mes dy boksierëve, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Por Malik Scott zbulon se palët janë pranë marrëveshjes, çka do të ishte një sfidë e madhe për të dy boksierët. Wilder numëron 42 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierë, ndërsa Ruiz 35 fitore e 2 humbje.

“Ruiz është një mundësi e mirë dhe mendoj se Deontay do të shkojë të fokusohet te dueli ndaj tij.

Mos u befasoni nëse do të shihni që në janar ata të dy do të duelojnë mes tyre. Do të duelojmë për ta hedhur në tapet dhe më pas të shohim. Nëse do të jetë i lirë, jemi gati të përballemi me të”, tha Scott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat