Një takim interesant mes Shabanit dhe Salihut në Shkup 

Boksi

Një takim interesant mes Shabanit dhe Salihut në Shkup 

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:07
Zahir Shabani e Faton Salihu

Zahir Shabani dhe Faton Salihu u takuan në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. 

Një takim interesant mes Shabanit dhe Salihut në Shkup përkatësisht në ambientet e “Aleksander Palace” ku u nda çmimi “Oskari i Artë Olimpik” nga ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988 dhe sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.  

Zahir Shabani, ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe Faton Salihu (kampion i Evropës për kadet) që boksoi pas lufte për Prishtinën, biseduan shumëçka në lidhje me boksin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Salihu ka qenë trajner i kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe tani është kryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.

Shabani është kontribues i madh në gjeneratën e sakrificës, në vitet e 90-ta në boks dhe në përgjithësi sportin e Kosovës, financues i sportit dhe ka qenë drejtor për 8 vite i klubit të boksit Kastrioti të Ferizajt dhe disa vite nënkryetar i Federatës së Boksit të,Kosovës.

Një takim i përzemërt mes dy emrave të mëdhenj, dy ish boksierëve të klubit të famshëm Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat