Mersin Zeqiri shkatërron Obin Michaelin

Boksi

Mersin Zeqiri shkatërron Obin Michaelin

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:49
Mersin Zeqiri - majtas

Djaloshi me prejardhje nga Kërcova, por qe jeton dhe vepron ne Zvicër, ka arrit edhe fitoren e tij të tretë në boksin profesionist, por tani ndaj njërit prej boksierëve më të fuqishëm i cili nuk di të humbas lehtë Obin Michael. Mersini me përgatitjen e tij të fuqishme arriti të “bombardoj” kundërshtarin qysh në raundin e parë, me çka edhe përfundoi ndeshjen. 

“Puna profesionale nën komandën e menaxherit tim Dyli Salihu po rezulton edhe me një fitore të fuqishme, tani ndaj boksierit me shume përvojë Obin Michael i cili pas tij ka 26 ndeshje profesionale dhe mbi 200 ndeshje në boksin amator.

Jam shumë i gëzuar që po arrij këto suksese dhe të njëjtat po vijnë edhe pas përgatitjeve maksimale që kam bërë në disa kampe të boksit, ndërkohë dua shumë të falënderoi menaxherin tim që po kujdeset maksimalisht për mua, por dua të falënderoi edhe familjen time që po më mbështet maksimalisht në rrugëtimin tim.

Shpresoj se në të ardhmen të kem mbështetje më të madhe nga sponsorët sepse tani më ndeshjen e ardhshëm do ta kem më 16.12.2023 në Zvicër.

Falinderoi edhe sponsorin Plisi i cili është i vetmi për momentin që po më përkrah. Shihemi dhe me fitore të reja”, tha Zeqiri. Cekim se kjo ndeshje u zhvillua sot në Gjermani afër Dusseldorfit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat