Kosova me shumë fat në shortin e Kampionatit Ballkanik

Boksi

Kosova me shumë fat në shortin e Kampionatit Ballkanik

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:33
Kosova

Është hedhur shorti i Kampionatit Ballkanik për të Rinjtë dhe Junior, Ramnicu-Valcea-Romania  i cili mbahet nga 18-28 tetor 2023 në Rumani.

Boksieret Suela Canolli e cila garon në kategorinë 57 kg dhe Orinda Xhakli në kategorinë 66 kg do të kualifikohen direkt në finale pasi që në kategoritë e tyre ka vetëm nga një garuese vendore.

Ndërsa, boksieri i parë Lumturim Xhoxhaj do të paraqitet në ring me 22 tetor kundër boksierit grek Pleas Giorgios.

Me 25 tetor Luan Morina bokson kundër rumunit Simion Radu në kategorinë deri në 75 kg kurse i fundit në këto gara do të paraqitet Donat Syla në përballje me rumunin Strugariu Rauk në kategorinë deri në 92.

Në këtë Kampionat Ballkanik drejtësinë do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtarë IBA Latif Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat