Fitore e Donat Sylës dhe kualifikohet në finale 

Boksi

Fitore e Donat Sylës dhe kualifikohet në finale 

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:59
Donat Syla

Kampionati Ballkanik për të rinj dhe junior po mbahet në Ramnicu-Valcea të Rumanisë.

Fitore e Donat Sylës kundër boksierit rumun dhe kualifikimi në finale.

“Sot në finale te vajzat boksuan 57 kg Suela Canolli me rumunen Mirela Cojocaru, ku pësoi humbje dhe u stolis me medalje të argjendtë.

66 kg Orinda Xhakli kundër tumunes Amalia Tugui po ashtu pësoi humbje dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Ndërsa nga boksierët në gjysmëfinale sot me 25 tetor në ring u paraqiten 75 kg.Luan Morina kundër rumunit Simion Radu, ku pësoi humbje dhe mbeti me medalje të bronzt.

92 kg Donat Syla e mposhti bindshëm (5:0) rumunin Rauk Srugariu dhe u kualifikua në finale ku e pret boksieri nga Bosnja e Hercegovina NIjaz Kunovac”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat