Fury: Nuk ka asnjë rast që ai duel të zhvillohet në të njëjtin ring

Boksi

Fury: Nuk ka asnjë rast që ai duel të zhvillohet në të njëjtin ring

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:37
Fury

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar se nuk do të lejojë që në të njëjtën mbrëmje që ai dhe Usyk do të përballen për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë të duelojnë edhe Deontay Wilder me Anthony Joshua.

Kjo sfidë mes Fury dhe Usyk është planifikuar për më 23 dhjetor, në Arabinë Saudite.

Fury tha se është e turpshme që para sfidës së tij të madhe me Usyk të duelojnë edhe dy ish-kampionë bote. “Është shumë e turpshme kur ke një ish-kampion bote të peshave të rënda që të lutet për një duel. të lutet që të duelojë në të njëjtën mbrëmje me ty”, tha Tyson Fury për mediat.

Prej kohësh përflitet që para sfidës Fury-Usyk të zhvillohet edhe dueli mes Joshua e Wilder, por britaniku vë veton: “A është Joshua një fëmijë apo çfarë? Ai dëshiron të vijë dhe të duelojë në duelet e dorës së dytë në mbrëmjen time?

Ai kundër Wilder? Jo! Shkoni dhe merrni shfaqjen tuaj në një vend dhe ditë tjetër”, tha Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat