Kjo është shuma marramendëse që e fitoi Tyson Fury mbrëmë

Boksi

Kjo është shuma marramendëse që e fitoi Tyson Fury mbrëmë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 10:03
Tyson Fury dhe Francis Ngannou

Tyson Fury e ka fituar njërin prej meçeve më të vështirë të tij në boksin profesionist.

Boksieri britanik e mposhti me vendim të kontestuar dhe kontrovers të gjyqtarëve kamerunasin Francis Ngannou pas meçit që zgjati 10 runde, por që nuk ishte i vlefshëm për titull të kampionit të botës dhe për asnjë brez..

Boksieri britanik ka fituar 50 milionë euro nga kjo përballje, me këtë shumë që pritet të rritet edhe më shumë nga biletat dhe sponsorët.

Në anën tjetër fitimet për kamerunasin Francis Ngannou kanë qenë pesë herë më të vogla se Tyson Fury.

Ngannou ka fituar 10 milionë euro nga përballja e tij e parë në boksin profesionist, pasi kamerunasi më parë ka qenë një luftëtar në UFC dhe kampion i peshave të rënda në këtë sport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat