Shqipëria rrëmben dy medalje të arta në Ballkanikun e boksit

Boksi

Shqipëria rrëmben dy medalje të arta në Ballkanikun e boksit

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Shqipëria rrëmben dy medalje të arta në Ballkanikun e boksit

Shqipëria ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Ballkanik të boksit duke fituar dy medalje të arta që iu takuan vëllezërve Koci.

Amar Koci garoi në peshën 75 kg, ku në finale mposhti boksierin serb dhe arriti të fitoj titullin si Kampion Ballkanik për moshat 14-16 vjec.

Ndërsa, Ahmed Koci në finalen e peshës 70 kg fitoi ndaj sportistit vendës dhe rrëmbeu medaljen e arit për moshat U18.

Krahas dy vëllezërve Koçi, sukses regjistroi dhe Besjan Karaj në peshën 71 kg, i cili rrëmbeu medaljen e argjendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat