Reagimi i Oleksandr Usyk kur Tyson Fury u rrëzua nga Ngannou i thotë të gjitha

Boksi

Reagimi i Oleksandr Usyk kur Tyson Fury u rrëzua nga Ngannou i thotë të gjitha

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:32
Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk ishte një spektator jashtëzakonisht i interesuar në luftën e Tyson Fury kundër Francis Ngannou në Arabinë Saudite të shtunën mbrëma.

Ukrasini do të luftojë britanikun për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda dhe ishte në ring për meçin e Gypsy King kundër ish-yllit të MMA-së. Fury kaloi, duke fituar një vendim me pikë nga gjyqtarët pavarësisht se u rrëzua në raundin e tretë.

Një gjyqtar shënoi ndeshjen 95-94 në favor të Ngannou, por dy të tjerët i dhanë avantazh Fury 96-93 dhe 95-94. Nuk ishte një vendim i pritur, me Luke Campbell që e quajti atë një “shaka” dhe pretendoi se gjyqtarët ishin fajtorë për “shkatërrimin e sportit”.

Ngannou bëri debutimin e tij në boksin profesionist në mënyrë sensaconale, duke shkaktuar një të çarë në ballin e Furyt, me të pranishmit në sallë që nuk iu besonin syve çfarë po shihnin.

E njëjta gjë ishte edhe për Usykun, i cili u kap në kamera nga transmetuesi TNT Sports duke ngritur vetullat, duke vendosur dorën në ballë dhe duke hapur sytë nga habia. 36-vjeçari ukrainas ka pritur për një datë për të luftuar Fury për disa kohë – dhe do të ketë marrë besimin nga performanca e ngathët e kundërshtarit të tij kundër Ngannou.

Usyk nokautoi britanikun Daniel Dubois për të mbrojtur titujt e tij të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO në gusht në Poloni. Ai ishte afër pranimit për një luftë me Fury në Wembley në fillim të vitit, por bisedimet u ndërprenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat