Gati për turneun “Adem Jashari”

Boksi

Gati për turneun “Adem Jashari”

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:47
Medalje

Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ky turne do të jetë i 25-ti me radhë dhe do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë

“Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia e Veriut”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Garat zhvillohen:

E Shtunë 4 nëntor ora: 16:00 - Gjysmë finalet
E Diele 5 nëntor ora: 12:00 - Finalet

Lista e Kosovës

1  Jeton Berisha -51kg.
2  Bashkim Bajoku-54kg.
3  Luar Aliu -57kg.
4  Lorent Murati- 60kg.
5  Shpat Nuredini-60kg,
6  Gentrit Gashi - 63.50kg.
7  Shpetim Bajoku -67kg
8  Loris Idrizi- 67kg.
9  Patriot Behrami-71kg.
10  Venhar Haziri -71kg.
11  Albert Jashari- 71kg.
12. Ardian Seferi - 75kg.
13  Jozef Rrasi - 75kg.
14  Altin Shala - 80kg.
15  Taulant Jakupi -86kg.
16  Shpejtim Shabani – 92 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat