Refik Latifi: Ja si e gjunjëzova rusin në Itali në një sport interesant 

Boksi

Refik Latifi: Ja si e gjunjëzova rusin në Itali në një sport interesant 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 nëntor 2023 Në ora: 15:13
Refik Latifi - majtas

Një sport interesant dhe pak i dëgjuar në vendin tonë, shah - boks!

Refik Latifi ka treguar se si e ka gjunjëzuar rusin Anatolii Shchukin dhe ka fituar titullin e kampionit të botës. 

E veçanta është se ky lloj sporti shah – boks është pothuajse i panjohur në Kosovë.

Image

Pamje nga loja e shahut

Latifi tha se ka qenë mjaft vështirë në këtë përballje.

“Ishte shumë e vështirë sepse për mua ishte hera e parë që kam luajtur në këtë disiplinë. 

Image

Kundërshtari im ishte nga Rusia. 

Ai ishte një ndër lojtarët më favoritë dhe më i pëlqyeri nga lojtarë e mëparshme që kishte bërë, kurse unë isha thjeshtë një i panjohur, siç e ceka edhe me lartë, sepse për mua ishte herë e parë. 

Arma më e fortë e imja ishe disiplina, koncetrimi, absolut, inteligjenca, përkushtimi, mendimet dhe veprimet e shpejta, sepse në këtë lloj sporti gjithçka mund të përfundoj në një moment si në ring ashtu edhe në shah, më një fjalë kombinim i të gjithave të shpall fitues.

Loja është zhvilluar në Romë”, tha Latifi për gazetën kombëtare "Bota sot".. 

Si është kjo disiplinë sportive?

“Po, tashmë jam një kampion botëror i kategorisë së rëndë në shah - boks.

Kjo disiplinë sportive quhet Chess Boxing njëkohësisht luhet në dy lloj sporte  shah dhe boks në të njëjtën kohë, pra do të thotë një rund luhet shah, varianti tjetër boks, është një kombinim i shahut dhe boksit.

Kjo disiplinë sportive bëhet tashmë që 20 vjet, por 5 vitet e fundit japin edhe çmimet”, tregon Latifi.

Fituesi i garës shah – boks flet për synimet që ka në të ardhmen.

“Synimet dhe qëllimet e mija për të ardhmen në këtë lloj sporti nuk janë të mëdha, sepse arsye është shumë e thjeshtë, unë e bëjë vetëm për dëshirë. Ishte hera e parë për mua në këtë lloj sporti dhe dola kampion botëror”, ka përfunduar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat