​Këto janë çiftet finale në turneun e boksit “Adem Jashari”

Boksi

​Këto janë çiftet finale në turneun e boksit “Adem Jashari”

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Në sallën “1 Tetori” sot do të zhvillohen finalet e turneut ndërkombëtarë të boksit “Adem Jashari”.

Ky turne ka nisur të shtunën ku janë zhvilluar gjysmëfinalet dhe ku nuk munguan ballafaqime tejet të forta dhe interesante.

Duke nisur nga ora 12:00, sot do të zhvillohen luftërat finale të këtij turneu.

Çiftet finale sipas kategorive janë si më poshtë:

Erik Katona (Sllovaki)-Marinov Blogoves (Bullgari), kategoria 51 kg

Bashkim Bajoku (Kosovë)-Tibor Katona (Sllovakl), kategoria 54 kg

Lena Dion (Maqedoni e Veriut)-Rachov Nayden (Bullgari), kategoria 63 kg

Shpetim Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenev (Bullgari), kategoria 67 kg

Venhar Haziraj (Kosovë)-Albert Jashari (Kosovë), kategoria, 71 kg

Loris Idrizi (Kosovë)-Nasuf Alim (Maqedoni e Veriut), kategoria 71 kg

Useid Nuka (Shqipëri)-Bllend Zeneli (Kosovë), kategoria 80 kg

Taulant Jakupi (Kosovë)-Ukë Smajli (Zvicër), kategoria, 86 kg

Shpejtim Shabani (Kosovë)-Mehmed Hoda (Shqipëri), kategoria 92 kg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat