Shqiptari ndeshet me iranianin në Malishevë

Boksi

Shqiptari ndeshet me iranianin në Malishevë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:32
Luan Rudaj dhe Masoud Raeisi

Vikendin që po vjen në Malishevë do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha sportive, event ky që do të mbahet nën patronatin e kësaj komunë.

Të shtunën pasdite në Malishevë do të zhvillohet meçi mes Luan Rudaj dhe iranianit Masoud Raeisi, duel ky i vlefshëm për titullin e botës në sportin “Muay Thai”.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ngjarja më e madh sportive po afrohet.

“Ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë nga Komuna e Malishevës po afrohet.

Kampioni ynë, bashkëvendësi, Luan Rudaj, do ta mbrojë titullin e botës në sportin “Muay Thai, kundër iranianit Masoud Raeisi”, ka shkruar Kastrati.

Sipas tij, kjo ngjarje e madhe sportive do të shoqërohet edhe me disa duele tjera, dhe me një program të pasur artistik.
Ky event i madh sportiv fillon në orën 16:00.    
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat