Mendon të tërhiqet

Boksi

Mendon të tërhiqet

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:56
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder planifikon të lërë ringun dhe të nis një karrierë në “MMA”, disiplinë ku synon të luftojë përpara se të tërhiqet nga sporti.

Deontay Wilderi lindi kjo dëshirë pas duelit mes Francis Nganou dhe Tyson Fury.

Tifozët shpresojnë të shohin Uajllderin dhe Nganou të nënshkruajnë një marrëveshje me dy ndeshje, e cila do t’i shihte ata të duelonin si në kafaz ashtu dhe në ring. Gjithsesi, Uajllderi ka konfirmuar interesimin e tij për MMA.

“Po mendoj t’i bëj të dyja, UFC dhe boks. Do të jem një njeri i rrezikshëm në UFC me doreza më të vogla. Më vjen të marr një trup të madh dhe ta përplas, pastaj t’i hipi sipër dhe ta rrah keqazi,” tha Deontay Wilder për “Blue Blood Sports TV”.

Uajllderi nuk e ka përmendur Nganoun si kundërshtar, por boksieri amerikan, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka marrë pjesë në seancat MMA, ndërsa fliste me gazetarin e njohur Ariel Helëani në fillim të kësaj jave. Ai që e konfirmoi këtë gjë është vet Nganou.

Deontay Wilder për disa muaj është trajnuar me MMA.

Asgjë nuk është vendosur, por disa gjëra më kanë tërhequr vëmendjen, kështu që kjo është diçka që ka kuptim. Ai është vërtet serioz për të dueluar në MMA.

Është shumë i interesuar për MMA, por do të jetë një sfidë ndryshe për të”, tha Ngannou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat