Faton Salihu: Gongu i Artë paraqet një traditë të gjatë

Boksi

Faton Salihu: Gongu i Artë paraqet një traditë të gjatë

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 10 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Faton Salihu

Në organizim të Federatës Kombëtare të Boksit të Maqedonisë së Veriut, që drejtohet nga presidenti Faton Salihu, këtë fundjavë ( me 11 dhe 12 nëntor) organizon edicionin e 52-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit "Gongu i Artë 2023".

Ky turne kësaj  radhe  do të zhvillohet në Pallatin e Sportit

"Dielli i Maqedonisë", që gjendet në Shkollën e Mesme "11 Tetori" në Shkup - Qendër. 

"Gongu i Artë" paraqet një traditë të gjatë dhe është një prej ngjarjeve më të vjetra sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me 52 vite rezistencë, turneu është bërë pjesë e paevitueshme e kalendarit shtetëror dhe europian të boksit” deklaroi Faton Salihu kryetar i Federatës Kombëtare të Maqedonisë.

Këtë vit, "Gongu i Artë" do të ketë 14 vende pjesëmarrëse, me rreth 60 boksierë nga Evropa. Vendet pjesëmarrëse, përfshirë Anglinë, Suedinë, Moldavinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Serbinë, Malin e Zi, Belgjikën, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë dhe Poloninë, po bëjnë këtë turne një sfidë të vërtetë evropiane.Federata Kombëtare e Boksit, fton të gjithë dashamirësit e boksit dhe sportit të jenë pjesë e edicionit të 52-të të "Gongut të Artë"2023. Bashkohuni me ne në këtë festë sportive dhe mbështesni boksierët tanë në betejat e tyre të mrekullueshme për lavdi dhe titull.  

Federata Kombëtare e Boksit për më të mirët  do të ndaj  dhurata adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat